Ka ndërruar jetë i moshuari, që u godit me veturë ditën e sotme rreth orës 11, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Emergjenca e QKUK-së.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për autopsi.