2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Çifti nga Vushtrria: Shkurorëzohen, bëhen bashkë dhe ndahen përsëri, tradhtia mollë sherri

“Derisa vdekja të na ndajë” është premtimi që çiftet i japin njëri-tjetrit kur vendosin ta kurorëzojnë dashurinë e tyre. Por jo rrallëherë shumë prej tyre i japin fund martesës, si rezultat i mosmarrëveshjeve. Megjithatë ka të atillë që edhe pas divorcit, vendosin të rikthehen. 

Kështu ka ndodhur me një çift në Vushtrri, të cilët i zuri sherri me Policinë dhe ndonëse u rikthyen, u ndanë sërish.

Ndarja këtë herë u përcoll me kërcënime nga burri i dyshuar, i cili e ka kanosur seriozisht ish-bashkëshorten dhe për pasojë përfundoi në Polici. 

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e gruas, të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari e ka dëbuar nga shtëpia pasi e ka akuzuar për tradhti.

Për të mos mbaruar me kaq, viktima ka deklaruar se ish-burri i saj e ka kërcënuar me vrasje, në qoftë se ajo vendos te martohet sërish. 

Pas raportimit të rastit, janë intervistuar dy palët, me ç’rast i dyshuari është përballur me denoncimin kundër tij. 

Ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit si “Kanosje”, teksa gruaja me fëmijët është dërguar në strehimore, aty ku ndihet më e sigurt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img