1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

“Qytetarët me referendum të vendosin për marrëveshjen me Serbinë”

Mungesa e vullnetit politik, ka bërë që Kosova mos ta ushtrojë të drejtën e saj për referendum.

Kushtetuta e Kosovës e parasheh një dispozitë lidhur me mundësinë e mbajtjes së referendumit dhe rregullimit apo zgjidhjes së çështjeve të ndryshme, me anë të referendumit, por për këtë fillimisht duhet të hartohet një ligj për referendumin dhe të miratohet në Kuvend.

Ndërkohë, njohësit e Kushtetutës, e vlerësojnë si të nevojshme një ndryshim të tillë, sidomos për çështjet jetike të shtetit, siç është marrëveshja finale me Serbinë.

Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese thotë për Ekonomia Online se referendumet në Kosovë mund të ndodhin, pasi të nxirret një ligj i veçantë.

Ai thotë se një ligj i tillë nuk ka ndodhur për mungesë të vullnetit politik.

“Meqë me Kushtetutën e Kosovës në fuqi, institucioni i referendumit është paraparë, por që ka mbetur me ligj të veçantë për referendum të rregullohet çështja e mbajtjes së saj si modeli më i drejtpërdrejtë i ushtrimit të demokracisë nga ana e popullit. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani, po të ketë ndonjë kërkesë për referendum, nuk mund të realizohet për arsye sepse elitat politike deri më tani nuk kanë pasur interesim dhe vullnet që ne të kemi një ligj për referendumin”, u shpreh Baraliu.

Baraliu thotë se përfundimi i dialogut do duhej të përfundonte edhe me një referendum në Kosovë. Njëjtë thotë se është paralajmëruar edhe nga shteti i Serbisë.

“Domosdoshmërisht është e nevojshme që ne të kemi një ligj për referendumin dhe kjo duhet të jetë kërkesë edhe e shoqërisë civile dhe botës akadamike, e sidomos partisë në pushtet, në mënyrë që për çdo çështje e sidomos përfundimi i dialogut, të shkojë përmes referendumit. Serbia, ka paralajmëruar që çështjen eventuale të ndonjë marrëveshje të rëndësishme, e kanë premtuar që të kalojë përmes referendumit”, u shpreh ai.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Ekonomia Online se referendumi mund të bëhet nëse do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet subjekteve politike, pasi që për miratimin e tij, duhet një numër i konsiderueshme i votave pro.

“Përderisa me Kushtetutë janë përcaktuar disa situata përmes të cilave mund të rregullohen me referendum në Republikën e Kosovës, partitë politike ende nuk kanë arritur që ta miratojnë një ligj për referendumin, e cili do ta përcaktonte fushat pastaj në të cilat mund të rregullohen me referendum, përjashtimisht atyre me Kushtetutë janë të përjashtuara në mënyrë taksative. Kushtetua e Kosovës e përmend për shembull që me referendum mund të rregullohen çështje që janë të ndërlidhura me sovranitetin e Kosovës”, u shpreh ajo.

Duke përmendur inicimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Miftaraj thotë se si model është mëndur me disa mijë nënshkrime.

Sipas tij, i njëjti ligj sot e asaj dite ka mbetur në sirtarët e Kuvendit.

“Me qëllim që të përcaktohen kushtet, kriteret dhe procedurat sesi mund të mbahet një referendum, kjo duhet të rregullohet me ligj dhe pastaj ky ligj kushtet sesi mund të mbahet referendumi. Në projektligjin e vitit 2018, i cili nuk është miratuar asnjëherë në Kuvendin e Kosovës, ishte paraparë prej 100 mijë nënshkrimeve për të iniciuar referendumin, dhe ky numër mund të shkurtohet në 20 mijë apo 50 mijë, pra varësisht sesi e përcaktojnë forcat politike në Kuvendin e Kosovës. Në referendum pastaj mund të përcaktohen fushat që mund t’i prekë ky referendum të cilat janë me interes për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës, të cilët mund të marrin bekimin e qytetarëve përmes referendumit”, u shpreh Miftaraj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img