0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Abelard Tahiri e zë ngusht shefin e ZRRE-së: Kush kërkoi ngritjen e çmimit të energjisë dhe subvencionimin prej 110 milionë eurosh?

Shefi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu e ka pranuar sot në muajt e parë të këtij viti ka pasur kompani që kanë funksionuar pa liçencë në shit-blerjen e energjisë elektrike në Kosovë.

Më tej, ai ka thënë se nuk është i sigurt nëse akoma nuk funksionon një e tillë, megjithëse sipas legjislacionit në fuqi është e ndaluar dhe dënohet rëndë. I pyetur nga shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, cili ka qenë importi dhe eksporti i energjisë gjatë muajit mars, Fejzullahu është përgjigjur vetëm për vlerën financiare, por jo edhe atë të megavatëve. “

Gjatë muajit mars kemi pasur 13 milionë euro import, 8.7 milionë euro eksport. Por të dhënat për megavat nuk i di”, ka thënë Fejzullahu.

Tahiri ka thënë se pikërisht këtu është problemi. “Ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka qenë e paarsyeshme. Ne dyshojmë që pikërisht nuk ka pasur arsye të ngritët çmimi i energjisë elektrike për shkak se konsumi është mbuluar nga prodhimi vendor. Çmimi i prodhimit vendor nuk ka levizë, ndërsa ne jo vetëm që paguajmë me tarifa të shtrenjta energjinë por ndajmë edhe subvencion”, ka thënë Abelard Tahiri.

Më tej, ai i ka kërkuar të dhëna të detajuara shefit të ZRRE-së, në lidhje me importin gjatë muajve janar, shkurt, mars, prill, koha kur Kosova i ka ndarë 110 milionë euro subvencionim. “Sa kemi importu megavat dhe a ka qenë e arsyeshme ngrijta e çmimit të energjisë elektrike? Na i sillni në megavat për muajt e parë të vitit, deri ta ndarja e subvencioneve. Kush ka qenë propozuesi për të ndarë Qeveria 110 milionë euro? Më e rëndësishmja është sponsorizimi i këtij vendimi. Ai e bartë përgjegjësinë kryesore. Kush e ka sponsorizuar këtë kërkesë të tillë i cili pastaj është shndërruar në veprim” ka thënë Tahiri./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img