Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është pritur në hapësirat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga ministri Hajrullah Çeku.
Gjatë vizitës së sotme historike në Kosovë, presidenti Infantino fillimisht u takua me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, ndërsa më pas bëri homazhe para shtatores së legjendës Fadil Vokrri.
Infantino po ashtu takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./Prishtinapress/