Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Reshit Kukaj, në një lidhje direkte në një studio televizive, ka thënë se pasi anëtarësia të marrë opinionet e mësimdhënësve nëpër komuna do të dalin me vendim.
Kukaj tha se edhe nesër në komunat e mëdha do të ketë konsultime me mësimdhënësit dhe mund të dalin me vendim gjatë vikendit.
“Ne kemi dërguar shkresë në anëtarësinë sindikale për të dhënë mendimin e tyre se a janë për vazhdimin apo ndërprerjen e grevës. Ne jemi në pritje të përgjigjes të cilat i kanë ata dhe ashtu do të veprojmë edhe ne si këshill grevist. Anëtarësia ka kërkuar kohë që të ndodhë takimi me mësimdhënësit, për komunat e mëdha do të vlejë edhe dita e nesërme dhe ne do të vendosim gjatë vikendit”, tha ai në T7
Tutje, Kukaj u shpreh se pas analizave të bëra kanë vendosur që të shqyrtojnë ndërprerjen e grevës.
“Ne me këtë grevë kemi menduar se do të arrihet diçka më shumë por duke e parë që qeveria s’po lëvizë dhe pas analizave kemi propozuar këto veprime”, tha ai.