1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Asamblisti i LVV-së tallet me Rizvanollin: Veç tregona për trashësinë e stiroporit

Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Ferizajt, Amir Rexhepi përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklarates së ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli në seancën e sotme të Kuvendit, kërkoi nga qytetarët që t’i izolojnë shtëpitë e tyre, si masë për kursimin e energjisë elektrike.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Asamblesiti i VV-së Rexhepi këtë kerkesë të ministres e shëndrroi në tallje duke thënë ”veç tregona për trashesine e stiroporit ”

“U bo ministre, po i izolojme, veç tregona per trashesine e stiroporit, sa duhet me qene 10 cm a 15 cm”, ka shkruar Rexhepi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img