Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar se ka paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në lidhje me çështjen e heshtjes administrative kundrejt udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, juristi Berisha ka theksuar se mbetet me shpresë se gjykata do të trajtojë objektivisht padinë e dorëzuar.
Njoftimi i plotë i Berishës:
Sot përmes avokatit Dardan Hakiu kam ushtruar padi administrative kundër Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shkak të heshtjes administrative.
Mbesim me shpresë se gjykata kompetente do ta trajtojë objektivisht padinë e dorëzuar.
Ndërsa për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e ministres, pra anulimin formal të nenit 3 paragrafi 1.13 te UA nr. 06/2014 do t’i drejtohem Prokurorisë së Shtetit me kallëzim penal./Prishtinapress/