0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Begaj takohet me Kim, bisedojnë për fushën e sigurisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar sot me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Takimi është zhvilluar në selinë e presidencës. Begaj ka bërë të ditur se temat e diskutimit midis tij dhe diplomates amerikane, ishin për sfidën e energjisë, fushën e sigurisë, reformën në Drejtësi e pika të tjera.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim. Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale”.

“Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, ka shkruar në Facebook Presidenti Bajram Begaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img