7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmëron Rizvanolli: Dimri do të jetë i vështirë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, që masat emergjente që janë marrë para dy muajve të zgjaten si pasojë e krizës me energjinë elektrike.

Gjatë raportimin në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli ka folur për krizën me të cilën po përballen Evropa dhe Kosova si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Evropa është duke vazhduar të kalojë në një krizë energjetike edhe më të rëndë se vitin e kaluar, për shkak të luftës në Ukrainë dhe përdorimit të burimeve të energjisë si armë nga ana e presidentit rus Vladimir Putin”, deklaron Rizvanolli.

Ajo tha se në kuadër të masave emergjente, janë marrë disa vendime, ku mes tyre është shfuqizuar vendimi i vitit 2018, ku ka ndaluar dhënien e thëngjillit si formë dhurate për punëtorët e KEK-ut.

“Masat emergjente që kemi vendosur para dy muajve tani po kërkojmë që këto masa të zgjaten, duke pasur parasysh që pritet të jetë një dimër i vështirë. Është shfuqizuar vendimi i vitit 2018 për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e KEK-ut”, u shpreh Rizvanolli.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se ndarja e këtyre mjeteve ka shkuar direkt në llogarinë e KEDS-it, siç iu referua ai kompanisë turke.

“Mjetet 70 milionë nga cila konto janë alokuar në kontot private, pra a kanë shkuar tek kompania turke. Pyetja është se nga cilat konto kanë shkuar këto mjete, nga MZh-ja apo nga ministria e Financave, dhe a mundesh me konfirmuar se këto mjete kanë shkuar tek kompania turke”, pyeti Shala, EO.

Këtë e konfirmoi Rizvanolli, se mjetet e alokura kanë shkuar në llogarinë bankare të KEDS-it.

“Kompanitë që po i referoheni si turke është e vetmja që është e licencuar. Mjetet janë ndarë me vendim të qeverisë me rekomandim të MZH në llogari të konsumatorëve dhe secili prej tyre mund ta vëreje në faturën e tyre lehtë me një qasje në aplikacion. Është e vërtetë se mjetet kanë shkuar në këtë kompani sepse është e vetmja që operon në Kosovë”, tha Rizvanolli.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se është kërkesa e katërt që Qeveria kërkon të zgjaten masat emergjente.

Për këtë, Lekaj tha se masat Ad-hoc nuk prodhojnë zgjidhje.

“Ajo që e dimë është se po hyjmë Janë të pamjaftueshme sepse nuk e di sa keni i formacione se qytetarët në Kosovë ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike, në çdo komunë ka probleme. Është kërkesa e katërt që ju kërkoni të vazhdohet masa emergjente dhe sa i përket këtyre masave, nuk e di se a mendoni se zgjidhjet të bëhen ad-hoc, dhe nëse ju nuk keni ndërmarr vendime, ne do të hyjmë në një krizë tjetër energjetike. Deri në 1 mijë euro është menduar dhe po flitet që të rritet MGW”, u shpreh Lekaj, teksa e pyeti edhe për raportimet në medie për riparimin gabimisht të remontit të Bllokut B2.

Por për këto raportime në medie, ministrja Rizvanolli i quajti shpifje dhe të pavërteta./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img