-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

SBAShK-u është në të drejtën e vet – pezullimi i grevës është akt patriotik!

Pezullimi i grevës deri në janar 2023 dhe nisja e mësimit më tre tetor (tue i lanë hapësinë Qeverisë për reflektim në dialogun social) asht lajm shumë i mirë që vjen nga SBAShK dhe sprovë për pushtetin.

Kushdo që nga tabori qeveritar e sheh këtë akt të vullnetit të mirë të Sindikatave, si thyemje të grevës e fitore të pushtetit, asht veç nji mbetje primitive dhe element kundërshoqor e kundërshtetnor!

Nëse pushteti (si bartës i dhunës legjitime) “ia palon” qytetarit, sindikalistit ose mësuesve nuk flet asgja për këto subjekte, por për karakterin e vet pushtetit.

Në thelb, kjo asht gjuhë rrugaçnie dhe jo institucionaliste.

Triumfalizmi flet për vetitë egërshane dhe dhunshme të eksponentëve të pushtetit dhe vet pushtetit!

Sëkëndejmi lëshimi pe i grevistave në çashtje që prekin interesin e fëmijëve asht patriotizëm!

Shteti asht në potez dhe ka shans të tregojë se asht në nivel të detyrës, pra funksional e jo bllokues i sistemit!

Sindikatat kanë të drejtë!

Pezullone grevën e mos bini pre e nënvetëdijes së shtresëzueme primitive të elementëve aksidentalë në pushtet!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img