Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka sqaruar sot projektligjin për paga i cili shumë shpejt pritet që të shkojë në Kuvend.
Hoti tha se me ligjin për paga asnjë punonjësi që merr pagë nga buxheti i Kosovës nuk do t’i zbritet paga.
Hoti tha se me këtë ligj do të rregullohet dhe përcaktohet hierarkinë e pagave për secilën kategori duke përfshirë Policinë, arsimin, FSK-në dhe institucionet tjera.