Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami thotë se beteja e grevës në arsim nuk ka fitues, por ka vetëm humbës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami thotë se ata që besuan se SBASHK’u dhe Rrahman Jasharak janë të ndikuar politikisht, është dashur që t’i kërkojnë ministres së arsimit Arbërie Nagavcit, që nga 25 gushti e deri me sot ta takojë secilin mësimdhënës në Kosovë, në mënyrë që ta shoh se ku po qëndron problemi.
“Mos harroni se në mesin e atyre që janë në grevë, ka shumë që në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar për VV-në. Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve. Por ta dini që të gjithë ju që po akuzoni SBASHKU-n dhe s’po kërkoni angazhim maksimal nga Qeveria jeni duke i kontribu grevës”, shkroi Bajrami.
Tutje ajo tha se të gjithë duhet t’u bëjmë presion që këto dy palë të ulën në një tavolinë dhe të mos largohen nga aty pa gjetur një zgjidhje.