Vite më parë në një protestë, Albin Kurti thoshte se “nuk mund të përparojmë shtetin me atë flamurin lara-lara…”.
Por, tashmë në krye të ekzekutivit, Kurti thotë se flamurin shtetëror e respekton dhe e përqafon.
“Si Kryeministër i Republikës, flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim imi dhe gjithashtu diçka që unë e respektoj dhe e përqafoj. Ajo është prioriteti im kryesor. Mund të ketë gjëra të tjera në programin e lëvizjes sonë”.
Kurti, në një intervistë për “Republik” të Zvicrës, ka folur edhe për një bashkimin e mundshëm kombëtar me Shqipërinë.
“Askush nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij. Por ju duhet të qëndroni gjithmonë realistë”, tha Kurti.