Minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës shkaku i ndërprerjes së rrymës kanë nisur të dalin prej aty.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kreu i Sinidikatës së Minatorëve, Gani Osmani.
Ai ka thënë se rryma ka ardhur dhe se për 15 minuta pritet të dalin nga miniera të 120 minatorët që kanë qenë të ngujuar.
“Ka ardh rryma. Kanë fillu me dalë. Për 15 minuta dalin të gjithë”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka folur rreth gjendjes së rreth 120 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar në Trepçë, shkaku i ndërprerjes së rrymës.
Abdurrahmani ka deklaruar se gjendja e minatorëve është e mirë.
“Rrufeja i ka shkatërru disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës. Në bashkëpunim me KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit. Gjendja e tyre është e mirë. Brenda 30 minutave e bëjmë sanimin e rrjetit dhe i nxjerrim përmes ashensorit. Ata kanë mbetë në horizontin e 11-të, 10-të dhe 9-të”, ka thënë Abdurrahmani