3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i LVV-së kritikon ashpër partinë: Vetëvendosje po e rrezikon stabilitetin e vendit

Kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë deputeti i kësaj partie, Fatmir Humolli.

Humolli ka qenë i drejtpërdrejtë në kritikat e tij, për siç ka thënë se Vetëvendosja është duke e rrezikuar stabilitetin e vendit dhe po i humb shpresat e qytetarëve.

“Vetëvendosja është duke i humbur shpresat tek populli dhe po e rrezikon stabilitetin e vendit, po e rrezikon në fazën kur Kosova është në proces të bisedimeve. Kosova është dashtë me qenë shumë stabile dhe shumë e qartë në atë çka po don dhe shumë e vendosur në krejt opinionin”, është shprehur Humolli për Front Online.

Sipas tij, pothuajse të gjitha ministritë kanë mungesë të programit të qartë dhe kjo parti ka devijuar nga ajo që e ka proklamuar në fushatë zgjedhore.

“Nuk kanë ndërrua qasje për pushtet prej partive tjera politike. Ne e kemi pas rastin psh., Kuvendi i Kosovës e ka bërë Gjykatën Speciale pa i pyet qytetarët hiq dhe unë kam besu që Vetëvendosja do të jetë konform asaj që e ka thënë në publik gjatë fushatës dhe vendimet do të merren që t’u kthehen shpresat qytetarëve në shtetin tonë”, ka thënë ai.

I, pyetur se pas gjitha këtyre kritikave a do të vazhdojë të jetë përsëri në Vetëvendosje, Humolli ka pasur një përgjigje.

“Nëse hecim mbarë po, nëse do të jetë ashtu siç deklaruat s’do të jeni bashkë me ta? Jo, deri tash është në kundërshtim me krejt atë që e kemi pas gjatë fushatës elektorale dhe nuk ka dallim asgjë prej partive tjera”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Kurse, për Kurtin ka thënë se po mundohet ti mbajë rob qytetarët ashtu siç po tenton ti mbajë edhe deputetët në Kuvend e të jenë të dëgjueshëm për të.

“Ka një mentalitet jo me i liru qytetarët, por me i mbajt rob qytetarët ashtu siç po tenton t’i mbaje rob deputetët në Kuvendin e Kosovës me qenë të dëgjueshëm për liderin e ajo logjike, ne e kemi pa duke e dëgjuar të gjithë Rugovën ka përfunduar në Beograd Rugova, edhe duke e dëgjuar të gjithë Hashim ka përfundu në Hagë sot dhe kjo logjikë dhe shpresoj që tranzicioni politik ka me përfundua me Albin Kurtin pavarësisht çka është duke bërë qytetarët do ta respektojnë atë që e mban fjalën e jo ai që flet mirë”, ka pohuar ai.

Ndryshe, dje në media është raportuar se janë 11 deputetë të cilët pritet të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në mesin e tyre përmendet edhe emri i Fatmir Humollit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img