3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama: 5.6 milionë turistë deri në gusht, Tirana ka pasur bum vizitorësh

Në takimin e organizuar për të bërë bilancin e sezonit turistik veror, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, solli shifra të rritjes së turistëve, sipas të cilave, deri në muajin gusht ka pasur 5.6 milionë turistë.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, të ardhurat në buxhet nga turizmi kanë pësuar rritje. Po kështu, është rritur edhe numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Rama theksoi gjithashtu që një nga qytetet që ka njohur rritje të konsiderueshme të turistëve, është Tirana.

“Ne kemi pasur një sezon surprizues në aspektin e shifrave, por realisht sezoni ka qenë surprizues për sa i përket flukseve të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6-mujorin e parë ne kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pothuajse dyfishin e vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në Gusht kemi qenë 5.6 milionë turistë që është e barabartë me faktikisht 1.3 milionë më shumë se sa vitin e kaluar. Flukset e vizitorëve të shpërndarë në gjithë territorin kemi pasë diversifikim shumë domethënës të fashave të vizituara nga Veriu në Jug dhe një prurje shumë inkurajuese për zonën veriore falë edhe investimeve të mirëmenduara që kemi bërë për të përmirësuar infrastrukturën dhe që do vazhdojmë t’i bëjmë dhe sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një bum të jashtëzakonshëm turistësh”.

Ai foli edhe investimet në bregdet me hotele me 4 apo 5 yje që po ndërtohen nga sipërmarrës të mëdhenj, për të cilat tha se i shërbejnë ekonomisë së Shqipërisë.

“Kjo që bëjmë ne me këto struktura dhe rritja e pranisë së tyre në vazhdim në vendin tonë është favorizimi i drejtpërdrejt i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, favorizim i drejtpërdrejt i konsumit. Janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 ditë apo 2 ditë apo nga ai që vjen me “bukë me vete”, nga ai lloj turisti që rrit nganjëherë masën. Ky është një fakt i thjesht. Për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar këto janë struktura që paguajnë punonjësit me paga që në mesataren e vendit tonë janë paga mbi mesataren, edhe për punët më të thjeshta. E çmoj punën për ata sipërmarrës që bëjnë investime të konsiderueshme në fazën e parë”. /tvklan.al/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img