Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot ata kanë zhvilluar takime me drejtues të shtetit të Ohio-s, ku kanë diskutuar mundësitë për t’i ndihmuar Kosovës në bujqësi.
Njoftimi u bë nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu -Kodra.
“U pajtuam që të rrisim bashkëpunimin e gjithëmbarshëm ndërmjet dy vendeve, sidomos ndërmjet dy parlamenteve tona. Po ashtu, biseduam edhe për mbështetjen që Iowa mund t‘i japë Kosovës në fushën e bujqësisë, ku ky shtet është lider për përpunimin e produkteve bujqësore” – tha Deliu-Kodra.