4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmon NASA: 2016-ta, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Viti 2016 ishte viti më i ngrohtë në planet që nga 1880-ta. Konfirmimi ka ardhur nga NASA dhe Agjencia Federale e Metorologjisë së Shteteve të Bashkuara ( NOAA).

Në vitin 2016 temperatura në tokë dhe në sipërfaqen e oqeanit ishte 0.94 gradë celsius mbi mesataren e shekullit të njëzetë. Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Temperatura është në rritje të qëndrueshme pas rekordeve në 2015 dhe 2015.

Sa i përket mesatares, temperatura në sipërfaqen e tokës ishte më e lartë se 1.43 gradë. Ajo e sipërfaqes së detit ka regjistruar një rritje me 0.75 gradë.

Termometri u rit edhe në dhjetor, por jo në nivele rekord. Muajin e kaluar temperatura globale qëndroi në 0.79 gradë më shumë se mesatarja, shifra e tretë më e lartë pas asaj të dhjetorit 2014 dhe 2015.

Temperaturat që kërcënojnë civilizimin tonë

Në konferencën e klimës të OKB-së në Paris, që u mbajt në dhjetor të vitit 2015, komuniteti ndërkombëtar është i angazhuar për të mbajtur rritjen e termometrit global nën dy gradë dhe ndoshta në një gradë e gjysëm deri në fund të shekullit.

NASA dhe NOAA theksojnë se temperaturat po arrijnë nivele që mund të kërcënojnë civilizimin tonë.

Të dhënat vijnë në vigjilje të inaugurimit të Donald Trump i cili ka qenë gjithmonë skeptik në lidhje me ndryshimet e klimës, duke folur për një “komplot” të Kinës. Është gati për të përmbysur masat e gjelbra të vendosura nga Barack Obama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img