0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Me në fund Nokia po kthehet në treg më fuqishëm

Deri më tani është përfolur mjaft për telefonin e avancuar të ardhshëm të Nokias, P1, për të cilin besohet se do të jetë smartfoni i teknologjisë së fundit që do ta lansojë HMD Global.

HMD Global është kompani finlandeze e cila është e licencuar për brendin Nokia dhe tani ajo gëzon të drejtën që të shesë smartfonët e saj, transmeton Koha.net. Sipas një raporti të ri, smartfoni i teknologjisë së fundit Nokia P1 pritet që të lansohet në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017). Po ashtu janë zbuluar edhe disa nga specifikat e tij.

Në raport thuhet se Nokia P1 është i bazuar në modelin Sharp Aquos Xx3, i cili është lansuar në Japoni disa muaj më parë. Megjithatë, për Nokia P1 është thënë se do të ketë specifika më të fuqishme se Aquos Xx3, duke përfshirë procesorin e Qualcommit Snapdragon 835, 6 gigabajt RAM memorie dhe deri në 256 gigabajt memorie të brendshme.

Nokia P1, po ashtu, mund të vijë me kamerën kryesore prej 22.6 pikselë të certifikuar nga Zeiss, ekran 5.3-inç Full HD, baterinë prej 3,500 mAh, skaner për gishtërinj në anën e djathtë, si dhe do të jetë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit.

Gjithashtu, pritet që Nokia P1 të punojë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat, ndërsa në version me 128 gigabajt do të kushtojë 800 dollarë dhe në version me 256 gigabajt 900 dollarë.

Prezantimi i këtij smartfoni me teknologji të fundit pritet të mbahet muajin e ardhshëm, në MWC 2017, por ende nuk dihet se kur ky smartfon do të lansohet për publikun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img