Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të hënën për masakrën ndaj familjes Deliu që kishte ndodhur më 26 shtator 1998.
Kurti ka shkruar edhe për fëmijët e vrarë, por edhe për të moshuarin Fazli Deliu, që u masakrua në moshë n 94 vjeçare.
Ai ka thënë se trashëgimia e luftës së Kosovës është përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës.
“Trashëgimia e luftës së Kosovës është përgjegjësi edhe e institucioneve të Republikës së Kosovës, andaj ne nuk harrojmë dhe do të punojmë për njohjen e gjithë historisë së luftës së Kosovës dhe adresimit të krimeve të kryera gjatë luftës nga Serbia në Kosovë”, ka thënë ai./Prishtinapress/