3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci e Abrashi shpërndajnë pako me veshmbathje për familje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të merkurën ka pritur në takim Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me të cilin ka biseduar për menyrën e bashkëpunimit nga skemat sociale që ofron kjo ministri, ndërsa ministri Abrashi është zotuar se bashkëpunimi me Komunën e Drenasit do të jetë i pamohueshem për ndihmat e skemave sociale që ka kjo ministri.

Pas takimit, kryetari Lladrovci dhe ministri Abrashi, ne oborrin e Qendrës për Punë Sociale, kanë shpërndarë pako me veshmbathje për familjet që janë në asistencë sociale.

Ministri Abrashi dhe kryetari Lladrovci, kanë njoftuar se përfituesit e kësaj ndihme janë përcaktuar nga Departamenti i Politikave dhe Familjes në Ministri dhe Qendra për Punës Sociale në Komunën e Drenasit, ku përfitues i këtyre ndihmave janë familjet në kategorinë; prindër vetëushqyes, familje në varëfri të lartë si dhe familjet me shumë anëtarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img