Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.
Sipas Ministrisë së Indurstrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, sot dhe nesër në vendin tonë çmimi i naftës do të jetë 1.60, pra dy centë më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.
Po ashtu MINT ka bërë të ditur se çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar, rrjedhimisht benzina do të jetë 1.34 euro kurse gazi 0.75 euro për litër.
Këto çmime do të vlejnë deri të hënën në ora 10:00./Prishtinapress/