Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falendëruar Edi Ramën, pasi ky i fundit përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, në fjalimin që mbajti në OKB.
Sipas Krasniqit, Rama mbrojti vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët” shkroi Krasniqi në facebook.
Ai shtoi se qëndrimi i Ramës për të afirmuar Rezolutën e Shqipërisë, ishte dinjitoz.
“Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës” përfundoi Krasniqi./Prishtinapress/