2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Akuzat për trafikim organesh, Uk Lushi: Presidentja, si juriste nuk bën as gëk e as mëk në mbrojtje të Kosovës

Analisti shqiptar nga Amerika, Uk Lushi ka shkruar për raportin e Dick Martyt dhe akzuat ndaj Hashim Thaçit, kështu duke kritikuar presideten Vjosa Osmani pse nuk po i del në mbrojtje vendit.

Postimi i plotë:

Akuzat e rrjeshme, tashmë të braktisura pikërisht për këtë fakt, të Raportit të Dick Martyt për trafikim organesh të serbëve gjatë luftës çlirimtare të Kosovës nga okupimi i Serbisë, janë akuzat më morbide kundër Kosovës dhe shqiptarëve në krejt historinë tonë. Çudia më e madhe është se Kosova nuk pipëtin pasi këto akuza ranë siç bie çdo gënjeshtër.

Presidentja e Kosovës, një juriste, nuk bën as gëk e as mëk të ngrihet në mbrojtje të Kosovës dhe të ndërmarrë një veprim të vetëm për ndjekjen penale për ata që shpifën dhe errësuan imazhin e çdo shqiptari dhe rrjedhimisht edhe të saj dhe familjes së saj. Ncëk, asnjë fjalë dhe asnjë akt. Presidentja e ka detyrë të krijojë ekip i cili duhet të hedhë në gjykata ndërkombëtare të gjithë që shpifën kundër Kosovës. E vetmja angazhohet Republika e Shqipërisë. Faleminderit Zotit që kemi Republikën tonë të Shqipërisë!

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img