Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M, të cilët u arrestuan të premten, pas hetimeve të kryera lidhur me rastin e konfiskimit të 400 kg kokainë, në Lipjan në maj të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Frikësim gjatë procedurës penale në bashkëkryerje”, ndërsa kundër të pandehurit H.SH edhe për veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Prishtinapress/