2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK: 39 shoqata sindikale e përkrahën propozimin e deputetit te VV-së, 663 kundër: Greva vazhdon

Përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje që do të rezultonte me ndërprerje të grevës në arsim kanë vazhduar deri në orët e vona të së premtes. Një takim i anëtarësisë së SBASHK-ut në të cilin do të diskutohej ideja e kreut të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, kishte dhënë shpresë, megjithatë pas takimit u njoftua se s’ka një marrëveshje.

Përmes një komunikate për media të lëshuar mbrëmë nga SBASHK-u, është bërë e ditur që ideja e deputetit Gola është përkrahur nga një numër i vogël i shoqatave sindikale dhe institucione arsimore.

Sipas komunikatës, 39 kanë përkrahur propozimin e deputetit Gola derisa 663 shoqata sindikale apo institucione arsimore nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola që mënyra aktuale e grevës të zëvendësohet me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

“Nga raportimet e prezantuara  është  parë se 39 shoqata sindikale, apo institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Gol, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 shoqata sindikale apo institucione që nuk e kanë pranuar  këtë ide”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

“Në këto rezultate nuk është përfshirë një komunë , kryetari i të cilës ka deklaruar me shkrim se gjithë grevistët atje nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola , por në mungesë në takim të kryetarit sindikal nga kjo komunë kjo nuk është përfshirë në rezultatet e përgjithshme”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar nga institucioni që drejton Jasharaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img