2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Vizat në fillim të 2023-s? Ambasadori gjerman: Përgjigja më e shkurtër nga pikëpamja e tanishme është po

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka treguar se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

I pyetur nga Transmetuesi Publik nëse do të hiqen regjimi i vizave në fillim të vitit të ardhshëm; konkretisht në muajt shkurt ose mars, Rohde dha një përgjigje të shkurtër por pozitive.

“Përgjigja më e shkurtë nga pikëpamja e tanishme është po”, tha a.

“Përgjigja pak më e gjatë është që të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren ku në kuadër të një projekti nxënës nga vendet të ndryshme kanë marrë pjesë. Dhe kam thënë edhe aty që liberalizimi i vizave është një anakronizëm. Dhe ajo që është e rëndësishme është edhe deklarata ministrave të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës të cilët kanë deklaruar se duhet të ketë liberalizim të vizave për Kosovën”, shtoi ai.

“Rishtazi në një intervistë në Kosovë kam thënë se unë jam ambasadori i fundit i cili do të përgjigjet rreth çështjes së liberalizimit të vizave”, përfundoi ambasadori në një intervistë për RTK-në.

Ndryshe, i ashtuquajturi “Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format të tri shteteve: Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, kanë lëshuar të premten e javës së kaluar një deklaratë të përbashkët rreth zhvillime të fundit gjeopolitike, përfshirë edhe ngjarjet në Ballkan.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, thuhet se tri shtetet bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Trekëndëshi i Weimarit” thotë se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson “nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian”.

“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.

“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën”, vijon komunikata.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit.

“Ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ministrive të jashtme gjermane, franceze dhe polake./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img