1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zvicra ua ‘ndalon’ shqiponjën lojtarëve shqiptarë

Zvicra dhe Serbia do të takohen më 2 dhjetor në Doha në xhiron e fundit të Grupit G, por siç raportohet lojtarët me origjinë shqiptare nuk do të lejohen të përsërisin më atë që bënë në Botërorin 2018, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami, e konsideron gabim nëse lojtarët e kësaj kombëtareje do ta provokonin dikë me ndonjë gjest.

“Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me gjeste, pavarësisht lojës”, tha Tami.

“Kupa e Botës nuk ka të bëjë vetëm me lojën me Serbinë, edhe nëse e dimë se sa e veçantë është kjo lojë, duke marrë parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime, ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Ne duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është: respekti. Ne tregojmë respekt për të tjerët. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me gjeste, pavarësisht lojës”, deklaroi Tami.

“Nuk duhet të ketë fjalë, gjeste apo sjellje në përgjithësi që të nxisin reagime të tjera. Kur brohorasim, tregojmë gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”, është shprehur ai.

Në Kupën e Botës së vitit 2018 Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë shqiponjën dykrenare në përmbysjen triumfale në ndeshjen kundër Serbisë për çka edhe ishin ndëshkuar./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img