-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

BERZH hoqi dorë nga financimi i hidrocentralit “Ura e Boshkut” te Dibra

Pasi që para gjashtë viteve e miratoi, Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) e tërhoqi përkrahjen financiare për hidrocentralin “Ura e Boshkut”, që planifikohej të ndërtohet në Parkun nacional “Mavrova” në afërsi të Dibrës, transmeton Gazeta Express.

Vendimin e vet financuesi më i madh i projektit edhe zyrtarisht e publikoi në ueb-faqen e vet. BERZH siguroi kredi prej 65 milionë euro për ndërtimin e kapacitetit energjetik me fuqi të instaluar prej 68,2 megavate. Hidrocentrali duhej të prodhojë 117,54 megavat orë në vit, ndërsa planifikohej të shfrytëzohet potenciali ujor i rajonit të Radikës.

Vendimi i BERZH-it vjen vetëm disa muaj pas miratimit të kërkesës për suspendimin e të gjitha projekteve infrastrukturore në Parkun Nacional, që u miratua në fund të vitit 2015 nga Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës pranë Këshillit të Evropës.

Vendimi i Qeverisë në Shkup për ta ndërtuar këtë hidrocentral shkaktoi reagime dhe protesta të ashpra të shumë organizatave ekologjike dhe popullatës vendore nga Dibra dhe më gjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img