Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në profilin e tij personal në Twitter ka shkruar për dhimbjen e humbjes së babait të tij.
Ai tha se atë e kishte pasë edhe model për paraqitjet e tij publike meqë kishte mbajtur disa poste të tillë në shërbim të SHBA-së.
Familja ime humbi një prind dhe gjysh, një burim të dashurisë dhe inspirimit – babain tim Donald Blinken. Ishte anëtar i Korpusit Ajror të Ushtrisë Amerikane, Ambasador i SHBA-së, president i Fondacionit Mark Rothko, kryetar i Universitetit Shtetëror të New York, babai i shërbeu qytetit, shtetit dhe vendit të tij”, ka shkruar Blinken.
Sekretari i shtetit vazhdoi të tregojë edhe për lidhjen që kishte me babanë e tij.
“Babai më frymëzoi për shërbimin publik. Ai jetoi me mirësjellje, dinjitet dhe modesti. Ai e donte gruan e tij Vera dhe familjen e tij. Ai ndërtoi një jetë të mrekullueshme dhe më dha një jetë të mrekullueshme. Të dua babi”.
Antony Blinken anuloi disa ngjarje ku do të merrte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të enjten në mbrëmje për shkak të përkeqësimit të gjendjes mjekësore të babait të tij, derisa orari i tij atje të premten do të përshtatet për të llogaritur angazhimet familjare, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.
Shumë komente poshtë këtij postimi ishin ngushëlluese për Sekretarin Blinken dhe falënderuese për punën publike të të ndjerit./Prishtinapress/