1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon kryeministrin Drew, kërkon mbështetje për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar sot, kryeministrin e Federatës Shën Kits dhe Nevis, Terence Drew.

Në takim është diskutuar për raportet bilaterale, thellimin e tyre dhe zhvillimet e përgjithshme në raport me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka falënderuar Federatën Shën Kitts dhe Nevis për mbështetjen e deritashme të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo mbështetje t`i jepet edhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, i cili mbetet prioritet shtetëror.

Më tej, Presidentja Osmani në takim me kryeministrin Drew, ka theksuar se Kosova është e interesuar t`i intensifikoj marrëdhëniet dypalëshe me Federatës Shën Kits dhe Nevis në fushat me interes të ndërsjellë, ndërmjet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img