Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se nëse Qeveria e zbaton kërkesën e Sindikatës së Arsimit për 100 euro shtesa në muaj, atëherë kjo do të nënkuptonte 2 milionë e 900 euro në muaj.
Për këtë, Hoti ka thënë se nuk do të kishte implikime buxhetore për shteti nëse miratohet buxheti.
“Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”, ka thënë deputeti i LDK-së.
Deri te kjo formulë, Hoti e ka marrë numrin e përgjithshëm të mësimdhënëseve.
Greva në arsim është duke vazhduar ende, Qeveria dhe Sindikata s’kanë arritur marrëveshje, përkundër se greva është afër t’i mbush një vit./Prishtinapress/