Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Fehmiu e Xheva ishin sinonim i qëndresës, fuqisë e motivimit të UÇK-së.
“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar Haradinaj./Prishtinapress/