1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Sondazhi i fundit nga UBO , Bajqinovci i VV-së: Nuk është i kompletuar pa diasporën, është bërë matja vetëm në Kosovë

Sondazhi i fundit nga UBO  i muajit shtator tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënie ndjeshëm në popullaritet ndërsa LDK-ja dhe PDK-ja kanë ndërruar vendet. AAK-ja qëndron në vendin e njëjtë, kurse Lista Guxo nuk pritet të votohet më shumë se 1.5 për qind, shkruan Prishtinapress.

Lëvizja Vetëvendosje nga 50 për qind sa i kishte pasur në shkurtin e 2021-s, bie 37,3 për qind të votave.

Sipas sondazhit të UBO Consulting, i cili ka paraqitur paraqet Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë më të madhe opozitare në vend me 22.3%, PDK-në me 21.7 për qind , ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt del se do të votohej nga 7.7 për qind.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV),  Mefail Bajqinovci, ka bërë me dije se sondazhet janë bërë shpeshta në Kosovë.

Sipas tij, tashmë janë bërë rutinë dhe se çdo 3 muaj, çdo 6 muaj e çdo një vit, ngase, sic thotë ai, kompanitë e ndryshme kanë bërë sondazhe kurrë pa ndal.

“Por kjo nuk është për tu shqetësuar se vet-fakti edhe atëherë para zgjedhjeve të vitit 2021, pothuajse shumica e kompanive neve na kanë qit rreth 40%, përveç kësaj ky sondazh nuk e përbën edhe pjesën tjetër të popullsisë e cila jeton jashtë vendit. Unë nuk e kisha marrë të kompletuar këtë sondazh , për faktin se nëse e sheh 37%, tash nuk po di sa jam i saktë, pa diasporën nuk mundesh me llogaritë  përfundimin, se me këtë sondazh është  bërë matja vetëm në Kosovë. Nëse e krahason, vjen tek përfundimi tek ajo shifra që ka qenë në vitin 2021 me 14 shkurt”, ka thënë Bajqinovci.

Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, Bajqinovci, foli edhe për dorëheqjet e fundit që ndodhet ditëve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, i cili tha se  çdo gjë është ligjore dhe se është vendim legjitim i VV-së, ndërsa dorëheqja e mbrëmshme e tashmë ish-deputetes Vasfije Krasniqi Goodman,  ai tha se e ka lajmëruar më herët për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Vasfija ka probleme shëndetësore na ka lajmëruar e kemi ditë, bile me muaj të tanë nuk ka  ardh, unë shpreh keqardhjen për kolegen time të nderuar, e cila  për shkak të gjendjes së saj shëndetësore nuk vjen më. Për dorëheqjet e fundit, unë nuk jam anëtarë i kryesisë, nuk mundem me fol diçka që nuk e di çka ka ndodh, përndryshe çdo gjë është ligjore,  është vendim legjitim i Lëvizjes Vetëvendosje”, potencoi Bajqinovci./Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img