0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Sondazhi i fundit, Nikaj: VV po bie në mënyrë stabile, PDK synon të fitojë në zgjedhje

Duke komentuar të dhënat e matjeve të kryera nga UBO Consulting që publikohen ekskluzivisht në Pressing, sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj ka thënë se hulumtimi vë në dukje rënien e vazhdueshme të Vetëvendosjes.

Sipas tij, VV tashmë ka humbur mbështetjen e qytetarëve dhe kjo mbështetje tashmë është në anën e opozitës.

“Po shohim një rënie të vazhdueshme dhe të vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Sot, kur po shohim, përkrahja e qytetarëve është për opozitën dhe jo më për Vetëvendosjen”, ka thënë Nikaj në Pressing.

Sipas të njëjtit sondazh, Nikaj ka deklaruar se vërtetohet rikonsolidimi i votës së PDK-së.

Ai ka shprehur ambiciet e hapura që PDK të dal e parë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

“PDK po organizohet dhe po rikonsolidon votën. PDK mëton të dal e para në zgjedhjet e reja. Vazhdojmë të jemi të përkushtuar për të arritur fitore”, ka theksuar ai.

Sipas hulumtimit të UBO Consulting, të kryer fundjavën e kaluar, në zgjedhje VV do të merrte 37.3% të votave, PDK 21.7%, LDK 22.3% dhe AAK 7.7%./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img