-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zbret çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas Udhëzimit Administrativ të miratuar nga Qeveria për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, gjatë ditës së sotme, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (Dizel) është 1.60 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.35 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.75 euro për litër.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 20/09/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img