Anëtari i LDK-së, Anton Berisha, e ka parashtruar një pyetje për zyrën e kryeministrit Kurti se a shkakton panik deklarata e Kurtit për luftë.
Këtë pyetje e ka bërë duke e citur ZKM-në se lajmi për planifikimin e vrasjes së Kurtit nuk është bërë i ditur për të mos përhapur panik te qytetarët.
Reagimi i tij:
Zyra e kryeministrit thekson se ndonëse kanë qenë në dijeni për planin e vrasjes së z. Kurti, nuk e kanë bërë publik për të mos përhapur panik në popull; përderisa në anën tjetër, vetë kryeministri Kurti publikon lajmin se në Kosovë sërish mund të ketë luftë me Serbinë madje me involvimin e Rusisë.
Natyrshëm shtrohet pyetja për Zyrën e KM: në një vend që është provuar lufta e përgjakshme, a shkakton panikë përmendja e luftës nga kreu i vendit?!.
Kujtojmë se që dy herë kryeministri Kurti po e përmend mundësinë e luftës në Kosovë./Prishtinapress/