3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sindikata e Sektorit Privat thërret konferencë të jashtëzakonshme

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Konferenca është paraparë në orën 11, në zyrën e FSPTSPK-së.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji Qeveria e Kosovës përgatiti një pako 150-milionë, që do të përfshijë mbështetje financiare për disa kategori të shoqërisë. Ajo kishte paraparë që për sektorin privat mbështetjen ta lërë në kapacitetet e punëdhënësve, të cilët do t’i subvencionojë përgjysmë për tre muaj po qe se ua rrisin pagat punëtorëve. Këtë kushtëzim e kundërshtoi Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, që i kanë dërguar një letër kryeministrit, Albin  Kurti dhe ministrit,  Hekuran Murati.

Nënkryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi kishte kërkuar që të ndryshohet kushti i fundit për rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit privat./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img