Vendimi i kryeministrit, Albin Kurti për emërimin e Ardita Sinanit si këshilltare është parë si vendim që përçan shqiptarët e Luginës. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se ky vendim dëshmon deklaratat e tij që qeveria Kurti po mundohet të vendos marrëdhënie me një parti atje e t’i përçaj mes vete akterët politikë, shkruan PrishtinaPress.
Pas këtij vendimi, sipas Arifit, fshihet ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu për të cilën ai thotë se ka lidhje familjare me ish kryetaren e Preshevës tashme këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinani.
“Kjo që po ndodh me këtë vendime është dëshmi e saj që Liburn Aliu është personi që mundohet fatin e Preshevës me ndiku me këso vendime subjektive përçarëse për Luginës sepse e ka Sinanin kojshike, familjarizim në një formë paksa ndryshe”, ka thënë Arifi për PrishtinaPress.
Arifi ka kritikuar qeverinë Kurti për përçarje të vazhdueshme të shqiptarëve në Luginë. Ai thotë se qeveria duhet të krijoj unitet e t’i bashkoj shqiptarët jo te vendos marrëdhënie me një parti që është e akuzuar për korrupsion.
“Vendimi i marrë për Sinani është dëshmi e asaj që e kam thënë javëve dhe muajve të fundit çdo qytetari në Kosovë se qasja e Vetëvendosjes ndaj shtetit të vet që e ka kidnapuar për me instrumentalizu atë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës është dëshmuar me këtë vendim. Në vend se më kriju unitet në Luginë të Preshevës, krijon përqarje në vazhdimësi. Vendos marrëdhënie me një parti, me një parti që është humbëse e të gjitha zgjedhjeve, një parti që Sinani e përfaqëson që është e akuzuar për korrupsion”, deklaroi Arifi.
Tutje, Arifi thotë se Liburn Aliu është personi që po mundohet të ndikoj në marrjen e vendimeve subjektive, përçarëse për Luginën, për shkak të lidhjes familjare që ka me Sinanin.
“Familjarizim në një formë paksa ndryshe”, e quan ai.
“Kjo që po ndodh me këtë vendime është dëshmi e saj që Liburn Aliu është personi që mundohet fatin e Preshevës me ndiku me këso vendime subjektive përçarëse për Luginës sepse e ka Sinanin kojshike, familjarizim në një formë paksa ndryshe. Vaj halli për shqiptarët e Preshevës që duhet t’i përcjellin këto zhvillime nga qeveria në Kosovë”, u shpreh ai.
E krejt thelbi i kësaj përçarje sipas kryetarit të Preshevës është 2 milionëshi. Kjo shumë u nda nga Qeveria e Kosovës për komunat e Luginës por ende nuk janë ekzekutuar mjetet.
Aliu hedh dyshime se bllokimi i këtyre mjeteve vjen si pasojë e ndikimit të Liburn Aliut për shpërndarje në formë korruptive tek kanalet që pretendon se i ka ai.
“2 milion eurot e kanë përçarë edhe vetë qeverinë e Kosovës se a me i dhënë në Luginë të Preshevës apo mos me i dhënë dhe më shkel një vendim të parlamentit të Kosovës. Krejt këto po bëhen për 2 milionë euro që ashiqare janë planifikuar të shpërndane në formë korruptive tek kanalet që kthehen apët tek Liburn Aliu dhe Vetëvendosje”, ka thënë Arifi./Prishtinapress/