Presidentja Vjosa Osmani është takuar në Londër me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Osmani e takoi Bidenin gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidentja tha se Biden shprehu mbështetjen e tij për Kosovën.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkroi Osmani./Prishtinapress/