7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla detyrohet të kthejë në punë diplomatin e shkarkuar dhe t’ia paguajë mbi 20 mijë euro

Një aktvendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë do ta detyrojë Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’i paguajë mbi 20 mijë euro dëme një diplomati të shkarkuar në mënyrë arbitrare nga një mision diplomatik dhe për më tepër edhe ta kthejë në punë. Çka ndodhi?

Donika Gërvalla Schwarz, është akuzuar vazhdimisht për shkarkime arbitrare të diplomatëve kosovarë, që i konsideronte të emëruar politikisht ose siç akuzonte opozita – nuk i bindeshin diktatit të saj politik.

Së fundi, diplomati Viskont Jakupi u kthye arbitrarisht nga misioni diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar. Por, ai vazhdoi betejën ligjore me akterët vendim-marrës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ai del se ka fituar në të gjitha shkallët ku është ankimuar për vendimin për kthim në vend të punës dhe një fitore të madhe e arriti edhe sot.

Gjykata Themelore i ka dorëzuar një vendim të datës 2 shtator, e në të cilin aprovohet ankesa e tij dhe në të cilin urdhërohet Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla Schwarz që t’i paguajë të gjitha pagat nga data 11 nëntor 2021 e deri në ditën e përmbarimit. Po ashtu, kërkohet nga Ministria, që ta kthejë në vend të punës Jakupin.

Sipas burimeve të Nacionales, “të gjitha instancat gjyqërore kanë konstatuar se ministrja e jashtme ka bërë shkelje ligjore me rastin e shkarkimit të diplomatit Jakupi.”

Për rastin e Jakupit kishte reaguar në një rast edhe Grupi Parlemtar i Lidhjes Demokratike (LDK) përmes deputetit Anton Quni, duke e quajtur vendimin e znj. Gërvalla si “arbitrar” dhe ministren Gërvalla si “skandaloze” që nuk respekton vendimet e organeve të ankimimit.

Ai e kishte treguar rastin e Jakupit në mënyrë të detajuar.

“Në katër raste jam përpjekur të marrë spjegim nga ministrja Gërvalla, po ashtu i jam drejtuar edhe me shkrim por të gjitha ishin të kota, asnjë përgjigje përveç heshtjes”, thoshte z. Quni.

Së fundi, përkundër skandaleve të shumta, Donika Gërvalla Schwarz u emërua edhe si kryetare e Listës Guxo (bashkë me Faton Pecin).

Asaj – ashtu si edhe ministrave tjerë – i është kërkuar nga Kurti të ofrojë një raport shtesë, meqë më 22 shtator Qeveria Kurti II mbush një vit e gjysmë që u votua nga Kuvendi i Kosovës.

Edhe më tej nuk ka asnjë reagim për rastin nga MPJD./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img