-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria: Kurti ishte njoftuar për atentatin e planifikuar

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar rastin e raportuar për një plan që ishte bërë për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti në vitin 2021.

Qeveria në një përgjigje me shkrim për media ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

“Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Mediat në Shqipëri raportuan se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument tregohet se si para një viti Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë, kishte zbuluar një plan që ishte bërë për ta ekzekutuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më pas Ismet Haxhën, ish-anëtarin e Shërbimit Informativ të Kosovës, si dhe Xhavit Halitin, deputetin e PDK-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img