4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Rohde: Shpresoj që shumë shpejt të liberalizohen vizat për Kosovën

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se shpreson që kosovarët shpejtë të udhëtojnë pa viza.

Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë kërkuar progres në rrugën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Shpresojmë që shumë shpejt të liberalizohen vizat dhe ju të mund të udhëtoni pa viza. Ndoshta e keni parë deklaratën e shefave të shteteve Gjermani, Francë dhe Poloni të cilat kanë deklaruar se është koha për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që shumë shpejt të merret ky vendim”, ka thënë ambasadori gjerman raporton zeri.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë hapjes së Kampit Veror nga Education Unlimited në Gjimnazin Loyola në Prizren, në të cilin do të marrin pjesë 80 nxënës nga Evropa.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img