14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi: Mësimdhënësit po kërkojnë dinjitet, Kryeministër gjej zgjidhje

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasnqi në javën e tretë të ngrevës së mësimdhënësve, ka akuzuar kryeministrin Kurti për kryeneqësi.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t’i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit.

“Mbi 300 mijë nxënës po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe sot, e do të duhej të ishin në shkollë qe gati tri javë. Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t’i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit. Nga 1 shtatori, jeta e prindërve dhe mësimdhënësve është vështirësuar edhe më tej. Kjo bllokadë, që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së Qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente”, shkruan lideri i PDK-së.

Krasniqi ka kërkuar nga kryeministri që të gjejë zgjidhje për hir të nxënësve dhe të mos e nëpërkëmb dinjitetin e mësimdhënësve.

“Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet! Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t’ua mohojë këtë vlerë. Janë po këta njerëz që edhe në periudha më të vështira kanë ruajtur dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Duhet t’i mirëkuptojmë, sepse janë prindërit tonë të dytë. Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje!”, shkruan Krasniqi./Prishtinapress/

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/608055960693138/?sfnsn=mo

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img