Finsik Osmani, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës ka dhënë dorëheqje.
Kjo është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit kryeqytetas, Fehmi Kupina gjatë mbledhjes së asambles që është duke u mbajtur.
Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është “personale”.
“Në përbërjen e grupit të asamblistëve të LDK-së ka një ndryshim. Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin” – tha Kupina.
Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” ./Prishtinapress/