2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Popullit ndërmjetës mes Qeverisë dhe Sindikatës së Arsimit, reagon Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë të dielën se me ftesë të Avokatit të Popullit, të shtunën bashkë me zvkryeministrin, Besnik Bislimin dhe ministrin e Financave, Hekuran Muratin janë takuar më Avokatin e Popullit për të cilin kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj ka thënë se është angazhuar si ndërmjetës mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist.

“Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo ka treguar se sot kanë pranuar një letër nga Avokati i Popullit, zt, Naim Qelaj të cilën e kanë shqyrtuar dhe menjëherë i kanë kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.

“Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga Sbashk-u dhe të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qendrim se greva vazhdon”, ka vazhduat tutje Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka shtuar se “fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit”.

“Sbashk-u tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave”, ka thënë ajo. 

Po ashtu ka bashkangjitur edhe shkresën me propozime të Avokatit të Popullit./Prishtinapress/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0rvHZd46hvBfCF5C7rESXy79HX4i4W9heeBN5C2kJhaxC8K7xP5B6QXpy5ucuEezAl&id=100050295347536

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img