-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të divorcohen vetëm një muaj pas martesës?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë bërë një nga dasmat më të përfolura të vitit, në mos më të përfolurat.

Festa e tyre e madhe në Georgia pati një mbulim të jashtëzakonshëm mediatik dhe muaji i tyre i mjaltit në Paris ishte gjithashtu biseda kryesore, por historia e përsosur e dashurisë mund të mos dukej aq e lumtur tani që festat kanë mbaruar.

Sipas një burimi pranë çiftit siç raporton Heatworld, dyshja kanë filluar të kenë probleme me humorin e aktorit, diçka që po e bën JLo të jetë shumë e pasigurt dhe ajo ka frikë se Affleck po lodhet prej saj.

Pasi çifti i është rikthyer rutinës, duket se ‘magjia’ është zbehur.

“Tani të gjitha emocionet e dasmës dhe muajit të mjaltit janë zhdukur, Jen është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore”, deklaroi burimi për Heatworld.

“Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc”.

Lopez thuhet se po kërkon ngjarje të ndryshme për të bërë me Benin, si për shembull xhirimet e filmit të dytë pas “Gigi”, për t’i mbajtur ata të zënë dhe për të mos humbur magjinë.

“Ekipi i saj po këshillon kundër tij, por Jen mendon se është mënyra e përsosur për ta mbajtur marrëdhënien e tyre emocionuese dhe për të parandaluar që Beni të mërzitet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img