2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Partia e Emmanuel Macron ndryshon emër, nga sot quhet Rilindja

Partia Republika në Lëvizje (LREM) e presidentit francez Emmanuel Macron ka ndryshuar emër. Nga sot, nuk do të jetë më LREM, por do të quhet Rilindja.

Anëtarët e LREM votuan për statutet e reja të partisë presidenciale si dhe udhëheqjen e saj, nga Stéphane Séjourné. Partia presidenciale u bë me emër dhe drejtues të ri. Emri i ri i La République en Marche iu dha gjatë një kongresi në Carrousel du Louvre, pas miratimit nga anëtarët e statuteve të reja dhe drejtimit të ri, të udhëhequr nga Stéphane Séjourné.

Aktivistët miratuan 83% të udhëheqjes së re, 87% të statuteve të reja të partisë dhe 96% të trupit të vlerave të hartuara në fund të gushtit. Rreth 25,000 deri në 26,000 anëtarë “të certifikuar” u thirrën për të votuar. Partia nuk ka bërë të ditur numrin e anëtarëve që kanë marrë pjesë në këto tri votime.

“Uniteti dhe tejkalimi është ajo që dua të jap këtë mbrëmje”, tha Emmanuel Macron në një video të transmetuar në Le Carrousel. “Kemi mundur të pajtojmë kaq shumë gra dhe burra që deri atëherë nuk kanë punuar bashkë dhe jemi të bashkuar dhe të mbledhur që do të hapim një kapitull të ri në jetën politike të vendit tonë”, deklaroi kreu i shtetit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img