Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale të premten mbrëma, u mësuan edhe emrat e ekipeve kombëtare që do të luftojnë për trofeun e madh të FIBA EuroBasket 2022.
Franca, kampione e vitit 2013, dhe Spanja tre herë fituese e këtij kompeticioni, rezervuan biletat e tyre për finalen e së dielës.
Ndërkaq, Polonia dhe Gjermania do të përballen mes vete në ndeshjen për vendin e tretë.
Franca kaloi në finale pasi mposhti lehtësisht Poloninë me rezultatin 95:54, teksa Spanja fitoi ndaj Gjermanisë 96:91.
Orari i ndeshjeve:
E diel, 18 shtator
Gjermani – Poloni, 17:15
Spanjë – Francë, 20:30
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në “Mercedez-Benz Arena” të Berlinit./Prishtinapress/